Bota sytë tek Era Istrefi, Will Smith tregon detajet e himnit me shqiptaren
Kryefjala e mediave rozë në mbarë diasporën është fakti se këngëtarja më origjinë shqiptare, Era Istrefi do të jetë pjesë e projektit muzikor të Kupës së Botës. Lajmi u konfirmua ditë më parë dhe Era do të këndojë himnin e Kampinonatit Botëror të Futbollit “Rusi 2018” përkrah dy figurave të mëdha, siç është Will Smith dhe Nicky Jam. Ka qenë pikërisht Will Smith ai që nëpërmjet një postimi në Instagram ka bërë të ditur titullin e himnit të botërorit të këtij viti, i cili do të jetë “One Life To Live it Up”. Në foton e publikuar nga Smith, këngëtarja me origjinë shqiptare nuk është, por bashkëpunëtori i saj ka preferuar ta bëjë tag dhe ta tregojë si pjesë e projektit, që duket se i ka entuziazmuar të gjithë këngëtarët, shkruan Panorama Plus.Ky është një tjetër sukses i vajzës nga Kosova, e cila shumë shpejt po ngjit shkallët e suksesit. Duhet thënë se deri më tani asnjë këngëtarë shqiptarë nuk ka qenë pjesë e një projekti të tillë. Për të gjithë shqiptarët, pjesëmarrja e Era Istrefit në himnin e “Botërorit Rusi 2018”, po shihet si një përfaqësim sado i vogël, në mungesë të kombëtares shqiptare.