Bosi i Formula One bëhet baba në moshën 89-vjeçare, vjen në jetë djali i tij i parë me bashkëshorten 45 vite më të re

Bosi i Formula One, Bernie Ecclestone është bërë sërish baba në moshën 89-vjeçare.

Ai dhe bashkëshortja e tij 44-vjeçare, Fabiana Flosi njoftuan ardhjen në jetë të djalit të tyre.

Vogëlushi lindi të mërkurën dhe është pagëzuar me emrin Ace, tha një zëdhënës i Ecclestone.

Ace është djali i parë i miliarderit dhe fëmija i parë me bashkëshorten Flosi.

Ai ka edhe tre vajza të tjera nga martesat e mëparshme, Tamara, Petra dhe Deborah.

Ecclestone dhe Flosi u martuan në vitin 2012. Në vitin 2016 nëna e Flosit u rrëmbye në Brazil.

Aparecida Schunck Flosi Palmeira u la e lirë një javë pasi ishte rrëmbyer.

Ecclestone drejtoi Formula One për 40 vjet para se të përjashtohej në 2017-ën.

Megjithatë ai mbetet një figurë me ndikim në këtë sport.

/Panoramaplus.al