Boris Johnson thotë se Putini nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse do të ishte grua

Boris Johnson ka pohuar se Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse do të ishte grua dhe beson se lufta është një “shembull i përsosur i mashkulloritetit toksik”.

Në një intervistë me mediat gjermane pas samitit të G7 në Schloss Elmau, kryeministri përmendi gjininë e presidentit rus si një faktor kontribues në konflikt.

“Nëse Putini do të ishte grua, gjë që ai padyshim nuk është, nëse do të ishte, me të vërtetë nuk mendoj se ai do të kishte nisur një luftë të çmendur macho, pushtim dhe dhunë në atë mënyrë që ka bërë,” tha Johnson për ZDF.

“Nëse doni një shembull të përsosur të mashkulloritetit toksik, kjo është çfarë ai po bën në Ukrainë.”

Deklarata e Boris Johnson erdhi pasi udhëheqësit perëndimorë përfunduan samitin treditor të G7 në Gjermani duke premtuar se do të rrisin kostot ekonomike dhe politike për Putinin dhe regjimin e tij të luftës në Ukrainë.