Boris Johnson qenka martuar në fshehtësi dhe kemi një foto të nuses dhe dhëndrit

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe partnerja e tij, Carrie Symonds janë martuar në fshehtësi të plotë. Për martesën e tyre nuk ka qenë në dijeni asnjë, madje as anëtarët më të lartë të stafit të Doëning Street.

Mediat e huaja kanë arritur të sigurojnë vetëm një foto nga martesa ku nusja shfaqet e veshur me fustan të bardhë shumë të thjeshtë dhe me kurorë me lule në kokë. Ndërsa kryeministri shihet me kostumin e dhëndrit duke pozuar i lumtur krah dashurisë së jetës.

“Ata janë shumë të emocionuar. E mbajtën sekret dhe kjo e bëri akoma më speciale ditën”-tha një burim pranë çiftit. Verën e ardhshme Boris dhe Carrie do të mbajnë një festë të madhe për familjarët e miqtë e tyre.