Borën apo Kiarën? Ja cilën zgjedh Olsa Muhameti!

Olsa Muhameti prej kohësh është në krye të programit “Përputhen”, moderimin e të cilit ia ka besuar Bora Zemanit. Teksa ky program vijon, një tjetër ka nisur xhirimet. Bëhet fjalë për sezonin e dytë të “Kepi i Tundimeve” ku Kiara Tito do të jetë moderatore. Në një intervistë për “Shqipëria live”, nga Turqia Olsa ka dhënë dy-tri komente për xhirimet por edhe për Kiarën.

“Unë me Kiarën njiheshim shumë pak, nuk kemi punuar asnjëherë bashkë. Kemi 5 ditë që qëndrojmë bashkë dhe punojmë. Mua Kiara më pëlqen sepse është profesioniste, përpiqet të japë maksimumin. Është modeste, vjen e para në setin e xhirimit, është korrekte. Jam shumë e kënaqur”.

Sigurisht që edhe pyetja se cilën zgjedh mes dy vajzave Borës-Kiarës, nuk mungoi.

“Është shumë herët për ta thënë… Më ka marrë malli për Borën”.