Bora Zemani zbulon emisionin e ri
Bora Zemani ka nisur punën për një tjetër projekt (pa binjakët), që do të vijë sërish në bashkëpunim me Tring-un.
Me anë të një postimi në Instagram, që është pikërisht ky:
Bora njofton se do të jetë pjesë e një projekti që në qendër të vëmendjes do të ketë modën. Kështu kuptohet nga fjalët që shkruhen në postim: “Mendo…Si do më vishje?”. Nëse e shohim postimin, duket sikur në foto ajo është pjesë e ndonjë skice veshjeje të një stilisti, e cila mund të jetë tema kryesore e emisionit të ri.
Kjo është konfirmuar dhe nga burime të ndryshme pranë saj, ku formati që do të moderojë Bora do të jetë një konkurs mes stilistëve të rinj, e ndërthurur dhe me reality-n.