Bora Zemani zbulon detajin e veçantë për ndjekësit nga takimi i parë me Donald Veshajn

Donaldi dhe Bora janë padiskutim një nga çiftet më të komentuar në mediat rozë.

Dyshen gjatë gjithë kohës jemi mësuar ti shikojmë duke suportuar njeri-tjetrin në çdo projekt.

Së fundmi Donaldi ka ndarë disa pamje në rrjete sociale ku shfaqet duke pikturuar. Kujtojmë se piktura është një nga pasionet e tij më të mëdha. Ai së fundmi është shfaqur duke pikturuar Borën.

Vëmendjen e ka marrë komenti i Borës. Nëpërmjet tij moderatorja ka zbuluar detaje nga takimi i tyre i parë.

E adhuroj, njësoj si skicën që më bëre në ditën e parë që të takova! Me gjithë punimet ndër vite, kam ekspozitën më të bukur në botë nga duart e tua. Thesar që do e tregoj me krenari gjithë jetën. Të dua!