Bora Zemani rrëfen martesën me Vin Velin: Do të gënjeja nëse…

Për Bora Zemanin është bukur të fluturosh pasi shkëputesh nga toka si supernjeri, mjafton të kesh vetëm pak guxim. Për këtë arsye emisioni që bëri bujë kësaj vere në ekran mbajti emrim ”Guximtarët”, projekti ku ajo moderonte në ajër. Frika e këtij emisioni për të dhe stafin që në fillim ishte fakti se ndoshta deri në fund kthehej në rutinë dhe ndodhte e njëjta gjë gjithmonë. Por jo, asnjë puntatë nuk ngjasoi me tjetrën, sepse asnjë personazh nuk e përjetoi njësoj si tjetri këtë aventurë. Nga qetësia e Sokol Ballës, Armand Dukës, Kastriot Çaushit, etj tek trembja e Vikena Kamenicës, Eneda Tarifës e me rradhë, ata që e shijuan më shumë lëshimin në ajër me Borën ishin; Lori Hoxha, Ermal Mamaqi, Noisy apo Dritan Shakohoxha. Për adrenalinën e rënies nga lartësia ku sfidoi frikën, jetën në televizion dhe statusin e nënës, Bora rrëfehet për herë të parë për kopertinën e revistës “Story”, bashkë me një set fotosh ekskluzive të shkrepura në këtë fillim vjeshte…

Të pamë tek fluturoje në qiell këtë verë. Ku e ndjen veten në terenin tënd dhe çfarë pasioni tjetër të fshehtë ka mundësi që një ditë ta bësh profesion?
Pasionet e mia të gjitha kanë lidhje me artin dhe televizionin. Por në fund mbeten pasione, të cilat herë pas here mund t’u kushtoj pak kohë. Por prezantimi, gazetaria dhe televizioni në përgjithësi janë dashuria ime. Nuk mendoj se do të mërzitem ndonjëherë me këto. Kur them televizioni nuk e kam fjalën vetëm ekrani. Krijimi i një emisioni dhe të qenit autore është ajo që më jep më shumë kënaqësi.
Kuriozitet ka për pagat tuaja si gazetare sporti. A mund të na e zbulosh në një mënyrë apo një tjetër?
Kurrë nuk do e kuptoj dëshirën e shqiptarëve për të pyetur “Sa e ke rrogën?”. Nuk mendoj se ka mënyra të ndryshme për ta treguar këtë.
Sa i takon jetës private këto kohë ti dhe partneri Vin Veli jeni bërë qendra e vëmendjes për një ndarje të supozuar. Si i pritët këto lajme dhe si është e vërteta?
Do të gënjeja nëse do të thosha që nuk më bënë përshtypje fare, kur gjithçka filloi nga një gjë shumë e vogël, të cilën as unë as Vini nuk e kishim vënë re. Prej një programi që ai kishte në telefon i ishin fshirë personat, që ai ndiqte në Instagram. Dhe nga kjo menduan që nuk jemi më bashkë. Por gjithsesi nuk është bukur kur komentohesh për jetën private, dhe aq më tepër për gjëra të tilla.
Ti je pjesë e televizionit dhe Vin Veli pjesë e muzikës si DJ, i angazhuar me koncerte në jetën e natës. Kanë qenë profesionet tuaja shkak i skenave të xhelozisë dhe si i keni superuar?
Ndoshta në fillimet tona, por tani jo. Nuk ka dashuri pa xhelozi, por xhelozia e tepruar prish punë.
Ndërkohë jeni bërë prindër shumë të rinj të djalit tuaj Arbor. Si e keni përjetuar prindërimin dhe ka pasur raste që edhe jeni dorëzuar?
Jo, asnjëherë! Si mund të dorëzohesh për gjënë më të bukur në jetë?! Ne jo e kemi përjetuar shumë mirë, por e kemi shijuar prindërimin.
Si mami e djalit Arbor, çfarë do i mësosh atij për jetën kur të rritet?
Edukimi i fëmijës duhet të fillojë që kur ai është bebe. Unë nuk e trajtoj Arborin si fëmijë, dhe mos t’ia shpjegoj gjërat. Përkundrazi, i shpjegoj çdo gjë që ndodh.
Po për vajzat ke filluar me këshillat që tani?
Për vajzat mendoja se duhet të filloja të flisja shumë më vonë, por ja që duhet që tani t’i mësoj si të kujdeset për shoqet në çerdhe (qesh). I ka nja dy të preferuara që i duken më të bukurat, dhe i puth shpesh në faqe (qesh).
Rikthehemi tek gazetaria sportive, ke shumë ndjekës që të bëjnë tifo si gazetare?
Për ndjekësit mendoj se rrjetet sociale janë matës i mirë për të kuptuar këtë. Mendoj se tek une ndahen ndjekësit, disa prej faktit që jam mami dhe shohin shumë edhe Arborin. Disa të tjerë prej sportit. Por të gjithë janë të rëndësishëm për mua.
Cila është skuadra jote e zemrës, dhe futbollistët që janë të preferuarit e tu?
Unë realisht nuk jam më tifoze e një skuadre, që kur jam lidhur kaq shumë me futbollin. Më pëlqejnë shumë skuadra. Por tifo bëj vetëm për Kombëtaren, dhe sigurisht futbollistët e preferuar janë atë të Kombëtares kuq e zi.
Ndodh që krijoni miqësi më futbollistët jashtë profesionit?
Sigurisht që krijohen miqësi si në çdo profesion tjetër. Kemi shpesh kontakte me ta.