Bora Zemani nuk përmban dot lotët në emision

Mes emocioneve, ajo iu rikthye periudhës kur djali ishte 1 vjeç dhe tregoi se kujdesej e vetme për të. Mirëpo, për shkak të angazhimeve tannimë koha që ata të dy kalojnë së bashku nuk është më e njëjta. “Arbori në dhjetor bën 4 vjeç. Nuk e di nëse jam një nënë tipike, mendoj se jemi duke u rritur bashkë sepse jam bërë mami shumë e vogël. Jam mami e Arborit, por mendoj se do jem edhe një shoqe e mirë gjithë jetën. Unë e kam shijuar prindërimin, jam marrë shumë me Arborin sidomos vitin e parë kam qenë e fiksuar. Nuk më duket e vështirë të qenit nënë, më duket e bukur. Mua më ka ndryshuar shumë Arbori. Këto kohë unë kam qenë shumë e angazhuar dhe nuk kam patur shumë kohë të qëndroj me djalin aq sa ne jemi mësuar të qëndrojmë me njëri-tjetrin. Arbori shkon në kopësht paradite dhe pasdite për të kujdesen gjyshërit dhe dadoja. Unë kurdo që jam e lirë jam me të. Edhe unë jam rritur nga dy prindër që punonin dhe mendoj ,se këtë shembull duhet t’i jap edhe djalit tim”, tha moderatorja. Edhe përse marrëdhenia me partnerin e saj Vin Veli mori fund, Bora sqaroi se kryesore për ta mbetet djali dhe se Arborit nuk do t’i mungojë asnjëherë dashuria e prindërve, shkruan IconStyle. “Pavarësisht lidhjes tone, Arborit nuk do t’i mungojë dashuria e prindërve. Të dy ne jemi shumë të gatshëm për Arborin dhe më kryesorja t’i japim dashuri atij”, tha Zemani.