Bora Zemani nis bashkëjetesën me Donald Veshajn
Ka kaluar më shumë se një vit që kur moderatorja e njohur Bora Zemani filloi të dilte hapur me një nga vëllezërit binjakë të spektaklit të humorit “Al Pazar”, Donald Veshaj. Vëllai misterioz i Romeo Veshajt nuk e fsheh tashmë lidhjen me Borën, të cilën e ka dhe kolege në projektin televiziv “Treshat”, pjesë e të cilit është edhe Romeo, i deklaruar si i dashuri i këngëtares së njohur Jonida Maliqi.
Duhet të përmendim këtu që Bora ka një fëmijë nga martesa me DJ Vin Velin, ndërkohë që Donaldi është beqar dhe tashmë ata e shohin njëri-tjetrin si një familje, pasi kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë. Kështu, pas fotove që Bora postonte nga shtëpia e Donaldit në Vlorë, tashmë presim fotot e çiftit në apartamentin e tyre në Tiranë. Disa kohë më parë, Bora kishte bërë një foto duke pirë kafe në kuzhinën e Donaldit, të shoqëruar me diçiturën: Gjithçka çfarë dua është dashuri dhe një kafe. E disa javë më pas, në programin “E diela shqiptare” ku gatuante Donaldi, ndjekësit vunë re që kuzhina ku kishte bërë fotot Bora ishte në fakt shtëpia e Donaldit. Gjatë këtij emisioni, ku ishte prezent edhe Ardit Gjebrea, meqë ishte puntata e fundit, Arditi nuk la rast pa i ngacmuar Borën dhe Donaldin.
Në një moment, teksa kanë zbritur shkallët e restorantit, Donaldi veshi sandalen e Borës dhe i pyetur nga Gjebrea, e ka cilësuar atë si Hirushe. “Dhe kur e pyes unë je ti Hirushja, ajo thotë po! Pyes Donaldin: Je ti princi? Ai thotë po”. Shpesh paparazzi i “Panorama Plus” i ka fotografuar të veshur në stilin sportiv, që tregon se ata janë 24 orë në 24 bashkë, për shkak edhe të projektit të përbashkët që bëjnë në televizion. Prezantuesja, e cila i dha fund lidhjes disavjeçare me Dj. Vin Velin, ka vendosur ta konfirmojë historinë e re të dashurisë në emision.
Prej muajsh përflitej se ajo dhe aktori që na ka bërë gjithnjë të qeshim me batutat e tij, Donald Veshaj, janë në një lidhje, por në fillim u komentua si një thashethem i radhës. Por lajmi kishte një ekskluzivitet në ekranin e televizionit ku ata punojnë. Bora, Donaldi dhe Romeo ishin të ftuar në “Tring Stars” për të folur për projektin e ri që i bëri bashkë në televizion e teksa zbuluan shumë rreth emisionit të tyre, gjatë intervistës ranë në sy ngacmimet që Donaldi i bënte Borës. Fillimisht, Donaldi i përmendi Borës këmbët e lyera me krem shkëlqyes dhe moderatorja i bashkoi këmbët e saj me të tijat.
Ndërsa Romeo i bëri shumë komplimente ‘kunatës’, duke thënë se ajo është jo vetëm shumë e bukur, por edhe prezanton shumë mirë dhe ka ide të mira. Pas kësaj, Bora e falënderoi Romeon duke i dhuruar një puthje në faqe, si njeriut të familjes, ndërsa Donaldi, si për të konfirmuar që ata nuk janë thjesht kolegë, tha: “E kemi mikeshë familjare”.
Po si e ktheu Bora lidhjen me kolegun në një histori të fortë dashurie pas divorcit të shumëpërfolur me Dj. Vinin? E shkathët dhe pa komplekse, Bora u bë pjesë e një projekti mes dy vëllezërve të famshëm. Në setin e fotove bardh e zi, Bora shfaqej pa tabu duke kapur nga vithet dy vëllezërit, një lojë treshe kjo, mjaft provokative. Nga video-promo konfirmohej natyra humoristike e emisionit dhe duket sikur ironizon gjithë programet e tjera televizive. “Ne nuk mërzitemi nëse nuk na shikon. Është e vështirë të bindësh bananen se luleshtrydhja është më e mirë se banania”, thoshte Bora në fund të e fundit, duke nënkuptuar me humor se nuk i mjafton një, po dy djem, ish-partneri i saj Vin Veli, në njëfarë mënyre shprehu publikisht se ende nuk e kishe zëvendësuar nënën e djalit të tij.
HISTORIA ROMANTIKE QË NISI PAS DIVORCIT DJ-i, lidhjen me të cilin Bora e konsideroi “gabimin më të bukur të jetës së saj”, ishte i ftuar në emisionin “Trokit”, ku foli për karrierën e tij, jetën private dhe për marrëdhënien që ka me djalin. Pas ndarjes nga Bora Zemani, u përfol se Vin Veli ishte në një lidhje dashurie. Lidhur me këtë, ai u shpreh se “fjalët mund të mos kenë qenë të vërteta, pasi ajo që u përfol nuk ishte lidhje”. Duke bërë shaka, DJ shtoi se “tashmë është e vështirë që të dalësh nëpër qytet me një vajzë që e ke kushërirë, pasi në media përflitet menjëherë si histori dashurie”.
“Në një lidhje? S’ishte lidhje, nuk ka lidhje. Unë u shqetësova për mikeshën time që kisha në krah. Pse duhet të dalë ajo në portale, ka familje, ka të afërm. Edhe për miqtë e mi që ishin në tavolinë në foton që doli, s’kanë lidhje me showbizz-in. Tani ke frikë të dalësh dhe me goca, imagjino të jesh me gocën e tezes”, shprehet Vin Veli. Më pas, ky i fundit foli edhe për marrëdhënien e ngushtë që ka me të birin, Arborin, me të cilin takohet shpesh. Veli shtoi se djali është personi më i rëndësishëm në jetën e tij.
Kujtojmë se DJ i njohur Vin Veli dhe Bora Zemani i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare në vitin 2017. E ftuar më vonë nga Ermal Mamaqi, ajo i habiti të gjithë me deklaratën e saj. E pyetur nga moderatori nëse tani që ka Arborin është bërë pishman apo jo, Bora u shpreh se pikërisht për këtë arsye Vin Veli është gabimi më i bukur dhe do vepronte njësoj sikur 1 mijë jetë të kishte. “Absolutisht jo, e quaj gabimin më të bukur të jetës Vinin. Po të kthehesha pas në kohë, ndoshta shumë gjëra do t’i ndryshoja te vetja, por Vinin jo. 1 mijë jetë të kisha, në të 1 mijë jetët do gaboja njësoj, që të kisha Arborin”, u shpreh Bora.
E tashmë që divorci është harruar, ajo po shijon bashkëjetesën e re me aktorin simpatik, që duket se i përshtatet shumë në stil dhe tip. spotit. Pas shumë zërave që qarkullonin kohët e fundit, tashmë çdo gjë ishte konkretizuar me një projekt të ri televiziv. Bora Zemani, Romeo dhe Donald Veshaj janë “Treshat” e vetëm të ekranit, një vajzë që luan me dy djem. E ndërkohë që Bora provokoi audiencën me fotot.