Bora Zemani merr vendimin: E ardhmja ime nuk i përket ekranit

Në një intervistë për emisionin ‘Thumb’ moderatorja Bora Zemani ndër të tjera ka rrëfyer dhe për planet në të ardhmen. Ajo u shpreh se është shumë e entuziazmuar që është pjesë e ‘Këngës Magjike’ gjithashtu tregoi se nuk ka ndërmend të qëndrojë shumë gjatë në ekran. Planet janë gjithmonë në lidhje me televizionin por në të ardhmen mund të mos jem më në ekran. Unë kam provuar dhe role të tjera në televizion, për shembull puna si autore më ka shijuar shumë, ndoshta në të ardhmen mund të jem autore, shkruan Boldnews. “Publikut vjen një moment që mund t’i lodhen njërëzit” është shprehur Bora.