Bora Zemani: Loja me dy vajza nuk është e bukur
Bora Zemani ka menaxhuar një situatë jo dhe aq të lehtë në Përputhen Prime, teksa një nga konkurentët, i gjendur mes dy vajzash hapi debate mes tyre, madje njëra edhe la programin.
Teksa mbyllej diskutimi, moderatorja i dha fund gjithë diskutimit me fjalinë: “Loja me dy vajza nuk është asnjëherë e bukur dhe në fund do dalë djali i humbur, pasi s’do ketë asnjërën”.
Kaq u desh që të nisin ovacione dhe duartrokitje nga publiku në sallë dhe të pranishëm. Kjo fjali, sado klishe mund të duket, i përshtatet mirë dhe situatës personale në jetën e Borës, e cila është mjaft e ngatërruar./revistawho.com