Bora Zemani flet për ankthin dhe sulmet e panikut
Dje Bora Zemani u ka dhënë mundësinë njerëzve që t’i bëjnë pyetje në Instagram dhe sigurisht, ndjekësit nuk hezituan të shkruajnë. Moderatorja foli për operacionet plastike, por edhe për ankthin dhe sulmet e panikut.
Pyetja e drejtuar ishte: “Ke kaluar ndonjëherë ankth dhe sulme paniku?” dhe Bora u përgjigj:
“Po! Është sëmundja e shekullit dhe gjithmonë e më rrallë po dëgjojmë për njerëz që nuk i kanë këto probleme. Por, më vjen mirë që të gjithë flasin hapur tani dhe ndihmë kërkohet shumë më thjeshtë. Nuk është turp të vuash nga ankthi apo edhe depresioni. Nuk është turp të kërkoni ndihmë. Përkundrazi!”, u shpreh Bora.
Më tej, ajo tregoi se çfarë e ka ndihmuar në përvojën e saj me ankthin dhe sulmet e panikut:
“Mua më ka ndihmuar fakti që kam folur me njerëzit e mi të afërt për gjendjen time dhe kam kërkuar ndihmë profesionale”.
Kështu, Bora i bashkohet listës së personazheve që kanë folur hapur për ankthin apo depresionin, duke dhënë mesazhin e qartë se këto gjendje dhe sëmundje, nuk zgjedhin dhe as kursejnë askënd.
Anabelmagazine