Bora Zemani feston ditëlindjen e parë pa Vin Velin, por një djalosh special e uroi pas mesnate
Prezantuesja e emisioneve sportive, Bora Zemani feston sot ditëlindjen e parë pa Vin Velin, partnerin me të cilin u divorcua përfundimisht në fund të vitit që shkoi. Urimet për të filluan që pas mesnate, dhe atë më të veçantin ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, që është pikërisht një djalosh shumë special, nga i biri Arbor. Edhe pse ende i vogël ai është zgjuar nga gjumi për të uruar mamin e tij siç vetë Bora tregon nëpërmjet një videoje në InstaStory.