Bora Zemani dhe Donald Veshaj e kanë nisur vitin në mënyrën më romantike të mundshme!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e ‘Dancing With The Stars’, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private që ndan në rrjete sociale. Disa prej tyre janë dhe ato me partnerin e saj si ka ndodhur dhe pak më parë ku kanë ndarë me ne një Instastory teksa shfaqen duke u përqafuar së bashku dhe padyshim na ‘i bënë sytë zemra’.

E ftuar së fundmi në ‘Wake Up’, Bora ka folur më shumë për raportin mes të birit dhe partnerit të saj, Donaldit.

Nga ana tjetër për sa i përket karrierës, Bora u shpreh se pas “Dancing With The Stars” ka një tjetër projekt. Gjithsesi, bukuroshja zgjodhi të mos tregojë asgjë lidhur me këtë derisa të konkretizohet diçka.

Top Albania Radio

Me te lexuarat