Bora vesh fustanin e Trixës: i njëjti model, vetëm ngjyra ndryshon
Emri i Bora Zemanit bëri bujë pas puthjes së famshme me Donald Veshaj në shtëpinë e Big Brother VIP. Cifti ishte ndarë prej disa muajsh por u duk sikur kishin dëshirë të rimerrnin marrëdhënien e tyre.
Donald i dërgoi varësen e tij për përvjetor dhe priti një shenjë që për arsye që tashmë i dimë, nuk erdhi kurrë.
Donaldi në këtë pikë, duke provuar një tërhqje, u hodh në krahët e Trixës. Shumë nuk e pranuan dot këtë qasje të dyshes sepse u duk si tradhëti ndaj Borës.
Por gjërat rrodhën dhe ndodhën dhe u duk se Donald ii vuri një gur marrëdhënies së tij me BVora Zemanin. Ai u dha pas Trixës dhe Bora u vanit.
Trixa me të dalë nga shtëpia i bëri një këngë Donaldit. Bora ishte e akullt, nuk e ka deklaruar asnjëherë publikisht dashurinë e saj. E ndoshta Donaldi do e kishte dëshiruar.
Gjithsesi këto janë punët e tyre, ajo që ra në sy sot te emisioni Përputhen, ishte stili i veshjes së Bora Zemanit që ishte as më shumë e as më pak se stili i fustanit të Beatrix mbrëmjen e së premtes në spektaklin live të Big Brother. Fustani gjysëm këmishë dhe gjysëm dekolte i veshur nga Trixa, sot është riprodhuar nga Bora.