Bora “përdor” Elvana Gjatën për t’i dërguar një mesazh Donaldit
Nuk ka ditë që Bora Zemani të mos jetë pjesë e lajmeve rozë. Madje çdo paraqitje e saj është duke u komentuar nga fansat, shkak ndarja me Donald Veshaj.
Së fundi ajo ka postuar edhe një video tjetër ku disa fjalë thuajse janë dedikim për Donaldin. Bora këndon një pjesë të një performance të Elvana Gjatës ku këngëtarja për një moment ngatërron strofën e këngës.
Por ndër të tjera në disa rreshta të këngës thuhet: Se këto ditë nuk kam për t’i harru, keq me veten s’du mu ni. Kjo vjen mbasi në media është duke u përfolur se Donaldi do të publikojënjë këngë që është dedikim për Beatrix Ramosaj.
Një gjë të tillë pritet të publikojë edhe Trixa që është bashkëpunim me Dj Greek, por nuk dihet nëse do jetë sërish dedikim për Donaldin si kënga e kaluar “Pa Faj”, apo jo.
Telenovela Bora-Donald-Beatrix po na duket si “100 Vitrinat” e famshme, por ajo e pati të paktën një fund, ndërsa kjo telenovela jonë duket sikur nuk ka të mbaruar.
Kohët e fundit është përfolur për një ribashkim mes Borës dhe Donaldit, madje thuhet që kanë qenë edhe bashkë në Vienë, nga ana tjetër Triksa vazhdon me ironitë e saj që ndonjëherë janë për Donaldin, e ndonjëherë për Borën.