Bora dhe Donaldi dalin bashkë publikisht, Beatrix Ramosaj bën deklaratën e fortë (foto)
Trekendëshi Bora-Donald dhe Beatrix vazhdojnë të jenë kryefjalë e mediave rozë dhe cdo dalje e tyre publike apo status bën xhiron e rrjeteve sociale.
Këngëtarja e njohur shqiptare dhe ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj, është shfaqur shumë provokuese në fotot e fundit të postuara në “Isntagram”.
Por, vëmendje të madhe ka tërhequr mesazhi që ajo ka shoqëruar fotot. Pasi për çdo postim të saj, menjëherë fansat aludojnë se është dedikim për Donaldin. Edhe këtë herë nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.
“Krejt toksinat Ramosaj ty ti shëron”, ka shkruar Beatrix krahas fotove dhe komentet kanë qenë të shumta. E veshur me një fund portokalli dhe çizme të bardha, këngëtarja duket në super formë dhe i ka lënë të gjithë gojëhapur.
Ndërkohë, Donaldi aktualisht është ribashkuar sërish me Bora Zemanin dhe këtë e pranuan për herë të parë publikisht.
Beatrixi refuzoi ftesën e “Dance With Me” dhe ka vendosur që të jetë afër publikut me projekte muzikore dhe jo më përmes emisioneve të ndryshme televizive.