“Bomba” e merkatos/ Është arritur akordi, Ronaldo gati të largohet nga Juventusi për të kaluar te skuadra e…

Kristiano Ronaldo mund të mbyllë aventurën me Juventusin, pas vetëm 2 sezoneve si pjesë e bardhezinjve. Portugezin mund ta shohim përsëri me bluzën bardhezi, por jo me atë të Juventusit. Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, sulmuesi është pranë transferimit te skuadra angleze e Njukastëllit.ronaldo

Thuhet se Ronaldo ka qenë në bisedime me përfaqësues të Njukastëllit dhe ka rënë dakord për tu larguar nga Italia. Gjithashtu raportohet se është arritur akordi dhe Ronaldo ka kërkuar një kontratë 2 vjeçare te klubi anglez, si dhe të këtë të drejtë të largohet kur të dojë ai.

Njukastëlli do të kalojë në pronësi të një fondi arab, pas së cilit qëndrojnë Mohamed bin Salaman dhe Jasir Al-Rumajan, të cilët kanë si qëllim të bëjnë një merkato të madhe për ta rikthyer skuadrën konkurruese dhe kanë menduar ta nisin me afrimin e Ronaldos, i cili do të ishte edhe lëvizja më e madhe e verës, nëse gjithçka do ishte e vërtetë.

PANORAMASPORT.AL