“Boll me këto se turp, vajte 30 vjeç”, Ronela tregon kritikat e mamit dhe zgjedh këngën e dasmës
Një ndër këngëtaret me të komentuara dhe të përfolura në median rozë është padyshim Ronela Hajati. Kohët e fundit, ajo ka qenë tepër aktive me projektet e saj muzikore pasi ka sjellë katër këngë të njëpasnjëshme për një periudhë kohore shumë të shkurtër nga albumi “Rron”.
Së fundmi, artistja ka qenë e ftuar në emisionin “Abc e pasdites” ku ka treguar disa nga këngët e saj të preferua dhe njëra nga to ishte edhe “Is this love”, për të cilën u shpreh se do të jetë kënga e saj e dasmës.
“Ja me këtë do martohem unë. Kur të martohem do jetë kjo kënga patjetër. Kjo është për mua kënga e dashurisë më e bukur që më pëlqen shumë sepse pavarësisht se ka atë valsin e dasmën për të kërcyer, ajo titullohet “Is this love”. Që do të thotë në fund të ditës unë prapë do dyshoj se edhe ai që e kam ndarë mendjen për t’a pasur është i duhuri”.
Po ashtu, Ronela tregoi se si e ka pritur nëna e saj albumin më të ri të këngëtares. “Deri tani i pëlqen shumë Introja, ‘Prologu’ dhe normalisht ‘Alo Alo’. Ca janë këto me s.eks, me k’shu, nuk i do publiku; Ronela shiko dhe ca do publiku, ja këto këngët kështu do. Ç’janë këto se turp dhe tani mos bëj më nga këto se vajte 30 vjeç”, u shpreh artistja.