Boksierja rezulton pozitive me doping për “faj” të seksit me të dashurin: Ishte mësim i madh
Boksierja Virginia Fuchs nuk do përballet me ndëshkim pasi rezultoi positive në testin e doping.
U.S. Anti-Doping Association tha se kjo ishte shkaktuar nga dy substanca të transmetuara nga i dashuri i saj përmes seksit.
USADA njoftoi vendimin të enjten për mos ndëshkimin e 32-vjeçares, e cila synon të kualifikohet në Lojërat Olimpike të Tokios vitin e ardhshëm në peshat e lehta.
Fuchs mësoi në mars se kishte rezultuar pozitive me doping për dy substanca të ndaluara.
Pasi hetoi testet, USADA mësoi se ishte partneri i boksieres që kishte marrë produkte, përfshirë dy substancat e ndaluara.
Dhe boksierja ishte ekspozuar ndaj substancave nëpërmjet seksit.
Në një postim në Twitter ajo reagoi duke thënë: “Ishte një mësim i madh për mua dhe tani jam plotësisht e përqëndruar për tu përgatitur për në Tokio.”
Kjo është hera e tretë që Fuchs merr pjesë në lojërat olimpike me ekipin e SHBA.
Fuchs dhe kolegët e saj duhet të sigurojnë një vend në Tokio në dy turnet kualifikuese që do të zhvillohen brenda vitit të ardhshëm.
/Panoramaplus.al