Blogerja shqiptare në pritje të bebit nr.3
Vjosa Muriqi, blogerja e njohur shqiptare është shtatzënë për herë të tretë. Lajmin Vjosa e ka dhënë në llogarinë e saj në Instagram, aty ku publikon shpesh foto nga jeta familjare, me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj Dean dhe Parajsën.
Në postimin e fundit, Vjosa shfaqet me barkun e rrumbullakosur teksa zbulon se familja e tyre po shtohet.
“Jam shtatzënë! Faleminderit Zot se na gëzove-familja jonë po shtohet” –shkruan Vjosa duke na i lënë edhe për pak kohë sekret gjininë e bebit.
Vjosa është një ndër blogeret më të ndjekura në Instagram me mbi 440 mijë ndjekës. Ajo së bashku me bashkëshortin jetojnë në Gjermani dhe gjuhën shqiptare e kanë trashëguar edhe tek vajzat e tyre, për të cilat kanë një përkushtim shumë të madh.