Blogerja nga Prishtina zëvendëson këngëtaren që u tërhoq në momentin e fundit nga ‘E diell’

Ka kohë prej kur është shndërruar në pikë reference si një prej bloggereve më të famshme në vend. Fjala është për Argjira Spancën, vajzën nga Prishtina e cila është gati për një tjetër hap në karrierë. Ajo në këtë fundjavë bëhet pjesë e rikthimit të programit ‘E diell’ në një rubrikë që ka lidhje me modën. E kontaktuar nga Prive.al, Spanca pohoi se do jetë pjesë e emisionit por nuk komentoi faktin nëse e ka zëvendësuar Jonida Maliqin, e cila u tërhoq për shkak të angazhimeve me Eurovision. ‘Po është e vërtetë që do jem pjesë e E diell. Nuk jam në dijeni që jam zëvendësim i dikujt. Koncepti i këtij emisioni më ka pëlqyer shumë sepse është diçka më ndryshe dhe shumë ‘fun’ prandaj edhe kam pranuar të jem pjesë. E gjitha çfarë mund të them është që jemi një staf shumë i mirë dhe do sjellim shumë gjëra të bukura për shikuesit’ deklaroi Argjira, sipas Prive. S’na mbetet gjë tjetër pos të presim edhe pak ditë deri tek ‘E diell’.