Blogerja kritikohet sepse i jep ende gji fëmijës 5 vjeç: A është normale?!
Lauren McLeod, një nënë 29-vjeçare nga Australia, beson në përfitimet shëndetësore të ushqyerjes me gji, aq shumë sa vazhdon t’i japë ende gji djalit të saj 5-vjeçar.
Ajo beson se kjo është një praktikë normale, por vendimi i Lauren është kritikuar nga jo pak njerëz.
29-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, punon si doula – pra, ajo është profesioniste e trajnuar për t’u ofruar udhëzime dhe mbështetje njerëzve që po përjetojnë lindje, aborte dhe gjendje të tjera që lidhen me shëndetin riprodhues.
McLeod beson se qumështi i gjirit është një përforcues imuniteti dhe me raste, ajo ka ushqyer edhe fëmijë që nuk kanë qenë të saj.
“Ishte pak e çuditshme të ushqeja një fëmijë që nuk ishte i imi, por jo në një mënyrë të keqe. U ndjeva mirë që ndihmova mikeshën time,” thotë ajo.
Si McLeod dhe burri i saj, Anders McLeod, u ushqyen me gji nga nënat e tyre deri në moshën 2-vjeçare dhe ky ishte plani fillestar i Lauren McLeod me fëmijët e saj.
“Ne menduam se ai [Bowie, i biri] do të largohej nga gjiri deri në atë moment, por 2 vite erdhën dhe ikën shpejt. Tani ai është 5 vjeç dhe ushqehet me gji vetëm para gjumit dhe disa herë në javë.”
McLeod beson se djali i saj do të ndalojë së ushqyeri me gji deri në moshën 6-vjeçare.
A është shqetësuese që një fëmijë 5-vjeçar të pi ende gji nga nëna?
Foshnjat duhet të ushqehen me gji aq shpesh sa kërkojnë. Për sa i përket kufirit të moshës, faqja e internetit e OBSH-së tregon se ushqyerja me gji mund të vazhdohet edhe pas 2 viteve fillestare.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ushqyerja me gji është një nga mënyrat më të mira për të siguruar shëndetin dhe mbijetesën e një fëmije.
Institucionet e rekomandojnë ushqyerjen me gji që në orën e parë të lindjes dhe në mënyrë ideale, brenda 6 muajve të parë.
Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që nënat t’i ushqejnë foshnjat e tyre vetëm me qumësht gjiri për gjashtë muaj dhe të vazhdojnë ushqyerjen me gji për të paktën një vit. Pas kësaj, varet vërtet nga sa kohë nëna dhe fëmija duan të vazhdojnë.
Pra, nuk ka asnjë moshë zyrtare kur ushqyerja me gji ndalohet nga grupet e ekspertëve – dhe kështu nuk ka asnjë arsye për të mos vazhduar ushqyerjen me gji nëse funksionon për një familje të caktuar.
Anabelmagazine