Blogerja kritikohet ashpër sepse sipas njerëzve, rrezikoi jetën e të birit për ca *foto*

35-vjeçarja u shfaq në disa foto në Paris, por njerëzit kësaj here nuk vunë re as kombinimin e ditës, as kullën Eiffel nga pas. Gjithë vëmendjen e mori fakti që fëmija ishte shumë pranë ballkonit dhe gjithë fotot dukeshin të rrezikshme.

“Për Kain është hera e parë në Paris. Shumë e lumtur që jam kthyer (për javën e modës në Paris) dhe do të festoj ditëlindjen këtu me bashkëshortin”, shkroi ajo në foton me të birin 7 muajsh.

Mijëra njerëz e kanë kritikuar Camila-n se kanë vënë në rrezik bebushin vetëm për disa pëlqime në rrjetet sociale.

“Fëmijët dhe ballkonet nuk shkojnë së bashku. Njerëzit natyrisht që do nevrikosen”, shkruan dikush.

Një tjetër shprehet:

“Ti je blogerja ime e preferuar dhe jam i sigurt se e kishe në kontroll, por njerëz të tjerë mund të përpiqen ta rikrijojnë këtë foto duke vënë potencialisht në rrezik fëmijët.”

Përdorues të tjerë komentojnë:

“Mjafton vetëm një sekondë që të ndodhë një aksident. Nuk ia vlen rreziku sa fotografia”; “Sa larg mund të shkosh për pëlqime?”; “Po, je në Paris dhe ke pamje të bukur, por s’ka nevojë ta lësh fëmijën buzë ballkoni”; “E di që në disa vende mund të akuzohesh për neglizhencë ndaj foshnjës? Ju lutem, mos zgjidhni të fitoni para nga fotot, para fëmijës suaj”; Kjo foto më dha ankth, fëmija kaq afër ballkonit…”; “Kështu ndodhin aksidentet” etj.

Kishte dhe nga ata që rikujtuan se Michael Jackson bëri një veprim të ngjashëm me djalin e tij, vite më parë, teksa përshëndeste fansat nga ballkoni.