Blerta Leka, fituesja e “Miss Universe”: Burri që të quhet burrë për mua s’duhet të jetë Mister, ai nuk hyn në preferencat e mia
Blerta Leka është 18 vjeçarja nga Tirana, e cila sapo ka vendosur në kokë kurorën e “Miss Universe”, ndërkohë që do të përfaqësojë vajzat shqiptare në “Miss Universe”, në nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për revistën “Story”, Blerta rrëfen rivalitetin e fortë që ndjeu në finalen e “Miss Univers Albania 2017” me producent Eduard Dedën, si i përjetoi komentet pozitive dhe ato negative që vinin në diskutim bukurinë e saj, ambicien për karrierë, këndvështrimin personal për burrat e vërtetë, dhe shumë sekrete të një vajze aspak sipërfaqësore.
U shpalle “Miss Universe Albania” që do të thotë se automatikisht do të jesh përfaqësuesja shqiptare e garës botërore të “Miss Universe” në SHBA? Kush ishte Blerta Leka para vendosjes së kurorës, dhe kush je tani?
U shpalla “Miss Universe Albania” dhe uroj që ky titull të më vlejë për shumë gjëra në jetë. Para kurorës isha Blerta Leka, ndërsa pas kurorës jam Blerta Leka, “Miss Universe Albania 2017”, vit që do të jetë i imi.
Ndjeve konkurrencë të fortë mes vajzave, por cilën prej tyre e konsiderove rivale serioze?
Ishte konkurrencë e fortë mes vajzave, kjo është e vërtetë. Vajza me emrin Inger që u klasifikua në finale së bashku me mua ishte nga më të fortat e “Miss Universe Albania”.
Një miss bionde si ty, si mund t’i vërtetojë botës IQ e lartë të inteligjencës?
Duke thënë një të vërtetë se unë nuk jam bionde natyrale. (qesh)
Ndërkohë pasi u shpalle fituese nuk munguan komentet pozitive, por as ato të këqija në rrjetet sociale, duke vënë në diskutim bukurinë tënde? Si u ndjeve dhe çfarë përgjigje do t’u jepje skeptikëve?
Sigurisht që kishte komente nga të dyja palët. Unë i falenderoj gjithsesi dhe u them se do të vazhdoj rrugën që kam nisur! Jam e sigurt që do e përfundoj me sukses.
Je vetëm 18 vjeçe dhe me një kurorë miss-i në kokë. Po a mund të ndash me ne ëndrrat e tua të së ardhmes, në mënyrë që fama jote të kapërcejë këtë kurorë?
Është ende herët për të folur për ëndrrat. Sigurisht që janë të shumta dhe të mëdha. Si fillim pres të kthehem nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe do të përfaqesoj vendin tim në mënyrën më të mirë dhe të denjë, e më pas të shoh dhe ofertat që do të më vijnë, duke qenë se “Miss Universe” ka një audiencë shumë të gjerë. Pra, për momentin shkuarja në SHBA dhe përfaqësimi i vendit tim atje është një ëndërr më vete. Unë do të bëj maksimumin brenda mundësive që kam, që këtë titull ta përdor për qëllimet e mia.
Nga cili person i familjes e ke trashëguar pamjen, pra që i thua faleminderit sa herë sheh veten në pasqyrë?
Pamjen fizike e kam trashëguar nga im atë. Sigurisht, jam e ndërthurur edhe nga ime më, përsa i përket mimikave të fytyrës ose lëvizjet e ndryshme instiktive.
Zakonisht miss-et apo modelet preferojnë reperat ose bëhen pjesë e klipeve të tyre. Ti sa afër muzikantëve apo artistëve je?
Jam afër tyre, sepse vetë kjo fushë të lidh me ta, vendet dhe ambientet e përbashkëta që frekuentojmë, janë arsyet që mund të na afrojnë me ta. Por asgjë më shumë.
Do e konsideroje veten një princeshë e dashuruar, apo një vajzë e bukur në kërkim të dashurisë?
Jam një princeshë në kërkim të karrierës profesionale dhe realizimit të saj.
Burri që të quhet burrë për ty duhet të jetë patjetër i pashëm si mister, apo djemtë e bukur s’hyjnë tek preferencat e tua?
Burri që të quhet burrë, për mua s’duhet të ketë lidhje me misterat, sepse nuk hyjnë në preferencat e mia. Dua të jetë njeri mbi të gjitha. Ju falenderoj për këtë intervistë të këndshme!