Blerta Kasalla bën bashkë në moderim Gent Laskun dhe Enda Tarifën në International Fashion Week

Producentja e njohur Blerta Kasalla ka sjellë për herë të parë në moderim si çift Gent Laskun dhe Enda Tarifën, duke i besuar dyshes prezantimin e International Fashion Week nën logon e RTSH.

Ky event i rëndësishëm, që mbledh dizajnerë të njohur dhe modele nga e gjithë bota, do të vijë këtë vit me një organizim spektakolar, ku Tarifa dhe Lasku do të jenë fytyrat kryesore të prezantimit.

Për të dy moderatorët, ky është një moment i veçantë jo vetëm për karrierën e tyre, por edhe për skenën mediatike shqiptare, duke sjellë një risi në ekranin publik. Me përvojën dhe karizmën e tyre, pritet që ata t’i japin eventit një tjetër dimension, duke e bërë edhe më tërheqës për publikun.

Me eksperiencën e saj në organizimin e spektakleve madhështore, Blerta Kasalla ka besuar se ky tandem do të sjellë një energji të re në këtë spektakël ndërkombëtar mode dhe elegance.

International Fashion Week do të zhvillohet më 8 Shkurt në Ajman Park dhe do të transmetohet ekskluzivisht në RTSH, duke sjellë një spektakël unik që bashkon artin dhe modën në një skenë ndërkombëtare.

www.story.al