Blerta Celibashi feston ditëlindjen, sa vjeç bën sot partnerja e re e Princ Lekës
Blerta Celibashi, nuk është më një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ajo që para pak muajsh njihej si “fotografja”, tashmë njihet si vajza që i mori zemrën Princ Lekës.
Pas gjithë zhurmës mediatike që shkaktoi lidhja e saj me Princin ndërkohë që po divorcohet me Elia Zaharinë, Blerta ka qëndruar larg reagimeve dhe daljeve publike.
Sot Blerta feston ditëlindjen dhe mbush 26 vjeç.
Mosha është pikërisht edhe një nga temat që është diskutuar kur u zbulua lidhja e saj me Princin, pasi dyshja ka 16 vite diferencë.
Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk po kalojnë aspak ditë të mira teksa janë në procedura divorci. Seanca e parë e prishjes së martesës u shty pasi Princi nuk ishte i pranishëm./vizionplus.tv