Blero ‘shpërthen’ në lot për të dashurën, Edona i ri afër dhe e puth
Të papriturat në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Kosova’ nuk paskan fund. Blero sot është shfaqur i përlotur në oborrin e shtëpisë dhe arsyeja është lidhja që ai ka lënë jashtë.
Në këtë moment të vështirë për të, e vetmja banore që i ka qëndruar afër është Edona James, e cila përpiqet t’i ngrejë humorin e ta motivojë.
Në një moment madje ajo edhe e ka puthur në ballë teksa rrinte pranë tij. Edona është ndër të paktët personazhe që ka krijuar një afrimitet të veçantë me banorët e tjerë në shtëpinë e famshme. Ajo madje njihet për natyrën jo komplekse, pasi ka treguar gjithë eksperiencat e jetës së saj, pa i bërë përshtypje nëse do të paragjykohet ose jo.
Icon Style