Blero rikthehet me ish-të dashurën? FOTOJA që po qarkullon kudo
Këngëtari Blero Muharremi ka qenë në fokus të mediave rozë gjatë këtij viti për shkak të jetës private, por edhe për pjesmarrjen në reality show “Big Brother Vip Kosova”.
Teksa u zbardhën detaje për divorcin me Afrona Dikën, ai po shijonte një lidhje të re me një vajzë që jeton jashtë trojeve shqiptare.
Megjithatë, kjo romancë nuk zgjati edhe aq shumë pasi njoftoi ndarjen për shkak të një udhëtimi. Prive së fundmi ka siguruar një fotografi të tyre, ku duket se janë rikthyer bashkë.
Ata u fotografuan në një klub nate në Prishtinë, mirëpo nuk dihet akoma se si qëndron e vërteta.
Mbetet të shihet në vazhdim nëse janë ribashkuar apo ka qenë një takim i rastësishëm i tyre.
Ora News