Blero ndahet sërish: Jam 3 milion % single
Blero ditën e sotme ishte kryefjalë e medias rozë.Kjo për dyshimet që u hodhën për ndarjen nga e dashura e tij, të cilat si duket qenkan të vërteta.
Ndonëse nuk e bëri asnjëherë publike të dashurën e re, Blero ka konfirmuar se është ndarë përfundimisht nga ajo.
“Unë jam single, yes. Po jam ndarë, 3 milionë %”, ka thënë ai për “Indeksonline”.
Këngëtari së fundmi me një “Instastory” thumboi dikë e që fansat aluduan se fjalët e thëna janë për të dashurën misterioze.Ai gjithashtu nuk e ndjek në instagram vajzën në fjalë.
Kryefjala.com