Blero Muharremi i jep fund telenovelës me Afrona Dikën, në dasmën e vëllait e prezanton si gruan e tij

Për disa javë lidhja e këngëtarit nga Kosova, Blero Muharremi dhe modeles Afrona Dika u shndërrua në një telenovelë mediatike, me sherre e ribashkime mes tyre. Disa media folën për një konflikt të fortë mes tyre, ndërsa disa të tjera hodhën dritë për një strategji marketingu të çiftit, për të fituar sa më shumë vëmendje. Por duket se një festë në familjen e Bleros, i ka vënë vulën marrëdhënies së tyre. Në dasmën e vëllait ai e ka prezantuar Afronën si gruan e tij, duke e bërë pjesë të fotove të rrethit të ngushtë të dasmës. Ka qenë vetë Blero ai që ka postuar dhe një foto të vëllait, Burimit dhe nuses së tij me mbishkrimin: “E pat edhe ky”.