
Blero më krenar se kurrë për të bijën dhe priti ditëlindjen që t’ia thotë në sy të të gjithëve
Vajza e Bleros po rritet çdo ditë dhe me rastin e ditëlindjes së saj, këngëtari na tregoi sa krenar ndihet. “Urime ditëlindja shpirti i babit.
Të uroj shëndet dhe më të mirat e botës. Faleminderit që më bën krenar çdo ditë”, ka shkruar ai krah fotos së vajzës që është rritur shumë.
Urimi për Tarën nuk ka munguar as nga nëna e saj, e cila i ka kushtuar një dedikim të gjatë për gjithë vlerat që ka e bija dhe emocioni ndihet në çdo fjalë të saj.
Tara është vajza Bleros dhe Teuta Krasniqit dhe ka ardhur në jetë gjatë martesës së çiftit, e cila më pas përfundoi në divorc. E vogla sot feston 11-vjetorin e lindjes./revistawho.com