Blero me deklarata bombastike ndaj Afronës, thotë se u nda vetëm për paratë: Sa kisha, isha i bukur ndërsa kur u kufizuan jam parë si i keq
Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.
Ai ka folur për më të rejat në jetën e tij profesionale dhe personale, ku mes të tjerash ka folur edhe për ndarjen nga gruaja e ti je dytë, Afrona Dika.
Këngëtari me origjinë nga Mitrovica ka shokuar opinionin duke treguar të vërtetën e historisë, duke thënë se ajo e la për paratë.
“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjer si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar”, ka thënë Blero.
Tutje, ai tha se sapo investoi paratë në një biznes të përbashkët që ajo deshi të hapte në Zvicër, por që me të nisur iniciativën, Afrona u zhduk.
“Kam japë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllim, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë”, tha tutje Blero.
Përndryshe i njëjti pranoi se ka nisur një lidhje të re dhe se tashmë është i lumtur me vajzën që ka në krah, e cila nuk e sheh vetëm si burim parash, por çmon vlerat njerëzore të tij. /Telegrafi/