Blero dhe Afrona drejt martesës, zbulohen detaje nga ceremonia në bregdet
Blero dhe Afrona Dika janë një nga çiftet më të diskutuara të showbiz-it shqiptar. Marrëdhënia e tyre ka pasur shumë ulje-ngritje dhe shpesh në media është përfolur për një ndarje mes të dyve. Megjithatë dashuria ka triumfuar gjithmonë në lidhjen e tyre dhe tashmë ata janë gati që marrëdhënien ta kalojnë në një tjetër stad. Pak kohë më parë Blero dhe Afrona treguan se do të kurorëzonin me martesë dashurinë e tyre. Ata kanë përcaktuar datën dhe madje kanë nisur me organizimet e dasmës. ‘Prive’ ka zbuluar se çifti i njohur do të martohen në 21 shtator të vitit tjetër dhe ceremonia do të zhvillohet në një nga vendet më të bukura të bregdetit shqiptar. Ata kanë zgjedhur që dasma të mbahet në një nga hotelet më luksoze tek Rana e Hedhun në Shëngjin. Pavarësisht se duhet edhe 1 vit deri sa të vijë koha e martesës, Blero dhe Afrona kanë menduar edhe për detajet më të vogla, shkruan Who. Dekori në dasmën e tyre do të jetë vetëm me ngjyrë të bardhë dhe Afrona ka zgjedhur që të veshë dy fustane të thjeshtë nusërie. Në dasmën e tyre do të jenë rreth 300 persona të ftuar dhe sigurisht që nuk do të mungojnë njerëzit dhe miqtë më të afërt.