Blero cakton datën e dasmës me Afronën, nisin përgatitjet për ceremoninë
Çifti po martohet në shtator të vitit 2019. Ata janë fejuar pikërisht në këtë periudhë festash vitin e kaluar, ndërsa kanë vendosur që në 2019 të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Blero ka zbuluar në emisionin Sevenbizz se më 21 shtator 2019 ai dhe Afrona do të martohen, sigurisht me ceremoni, shkruan Gazeta Express. Çifti tashmë kanë filluar me përgatitjet për dasmë, ndërsa shihen në një fotografi me një nga kompanitë që bëjnë xhirime në Kosovë. Ata sapo janë kthyer nga pushimet, ndërsa nuk kanë humbur kohë që të bëjnë gati çdo detaj sa më herët që është e mundur.