Blerja e çmendur e modelit nga Lezha në Kanë, pasaniku i ri shpenzoi 1.6 milion Euro për një fustan

Modeli shqiptar Roland Lekaj, i cili prej vitesh jeton në Kinë i ka çuditur të gjithë të pranishmit e famshmën mbrëmë në galanë “amfAR” të Kanës, jo vetëm me prezencën e tij por edhe me blerjen e çmendur që bëri në ankandin e bamirësisë. Ka qenë prezantuesja, modelja dhe aktorja ruse Victoria Bonya, e cila shpërndau videot nga momenti kulminant i mbrëmjes, ku epiqendra e eventit u bë pikërisht Lekaj, i sapodeklaruar pasaniku më i ri nga Shqipëria, i cili bën biznes në Kinë. Lajmin për shqiptarët e dha një nga shqiptarët më me akses në eventet ndërkombëtare, i njohur si lojtari më simpatik i “Big Brother”, Algen Nikolla. “Lezha rock it. 1.6 milion Euro a dress.. Rekord i Roland Lekës mbrëmë në amfar”, shkruante ai poshtë videos në fjalë, duke treguar kështu shumën që shqiptari në moshë të re shpenzoi për të blerë një fustan, që është pikërisht 1.6 milion Euro. Po kush është Roland Lekaj, i cili njihet si miku i afërm i pasanikes Paris Hilton? Në një nga intervistat ekskluzive për revvistën “Story”, ai ka treguar se si arriti që nga një model i ardhur nga Lezha, të arrinte të pasurohej në sajë të biznesit të tij në Pekin. Ai u bë i njohur pak vite më parë për pjesëmarrjen në evente të ndryshme bukurie e sfilata mode. Në Pekin po bën karrierë si model, aktor dhe biznesmen i një marke kremrash antimoshë. Puna si model për marka ndërkombëtare i ka dhënë mundësinë të marrë pjesë në evente të ndryshme botërore, siç ishte Festivali i Filmit në Kanë, ku përveç vajzave të tjera të njohura ai krijoi miqësi me trashëgimtaren e “Hilton Hotels”, Paris Hilton, fotot e të cilëve i publikoi edhe “Daily Mail”. Rolando, i cili tani vazhdon të angazhohet si aktor e model në Kinë, ka realizuar sete fotografike për markat “Hugo Boss” dhe “Hermes” në Kinë, ndërkohë që ka promovuar dhe biznesin e tij. Në lidhje me jetën e re në Kinë ai ka treguar: “Kam disa vite në Kinë dhe vendosa të jetoj këtu pasi është jeta e biznesit të gjithë botës. Punoj si menaxher dhe njëkohësisht model e aktor. Sa për fitimet vjetore, ai u përgjigj: “Nuk më pëlqen të flas me shifra. Por falë Zotit janë të mjaftueshme për një jetë perfekte, për mua personalisht dhe familjen time!”. Në Shqipëri e nisi karrierën si model, eksperiencat e para i ka pasur që në vitet 2007-2008. Në fillimet e tij ka konkurruar në “Miss&Mister Lezha”, e më pas me evente të ndryshme mode në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe ai ka lançuar një sërë produktesh, marka të njohura në botë. Në vitin 2010, Roland ishte ftuar të merrte pjesë në eventin më të madh të modës në Shqipëri, dhe më pas lidhi kontrata me firma të njohura. Kjo i shërbeu për karrierën jashtë vendit, ku pozoi për disa revista mode në vendet aziatike, si: GQ, Leon TRENDSHEALF, Menhealth, Pazari Harper, etj. Paralelisht me modën në Pekin, ai është angazhuar edhe si aktor në një film në Kinë. Sa i takon jetës private është i martuar me një biznesmene dhe vajzë skektakli nga Kina, martesë nga e cila kanë një fëmijë.