Blerina Matraku pozon para pasqyrës, ja pse Arian Çani u ngacmua nga fustani i saj
Këngëtarja Blerina Matraku të premten ishte e ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit. E pranishme për të prezantuar klipin e saj “Ku e ke dashninë”, ajo hyri në studio me një fustan të kuq me kuadrate që Çanit i pëlqeu shumë pasi i ngacmonte fantazinë. Ai e krahasoi këngëtaren me një personazh filmash erotikë, pasi sipas tij ajo që duket e thjeshtë është më shumë provokuese. Blerina ka postuar foton para pasqyrës duke na treguar fustanin komplet. Siç shihet detaji provokues paska qenë pjesa e hapur tek këmbët, që mund të ketë qenë dhe arsyeja pse Çani e komentoi gjatë në emision.