Blerina Braka zyrtarisht e martuar, tregon unazat para se të bëhet nënë

Këngëtarja Blerina Braka përveç karrierës duket se po shijon ditët më të mira në jetën private. Në “Kënga Magjike” ku garoi me këngën “Mirupafshim dashuri”, artistja deputoi me një fustan madhështor të stilit zhupon, fryrja e të cilit i mbulonte shtatzëninë. U tha se në sallën e Pallatit të Kongreseve ndodhej bashkëshorti i saj, që nxiti mediat të shkruajnë se Blerina i kishte dhënë fund beqarisë. E pak ditë më parë ajo ka postuar në Instagram foton që tregon se ajo është zyrtarisht e martuar. Në të shihen duart e çiftit me unazat rreth të martesës që kanë shkëmbyer si burrë e grua. Miqtë i kanë uruar më jetë të gjatë e të lumtur. /Story.al/