Blerina Braka organizon “Baby shower” pasanikësh në pritje të djalit
Blerina Braka shfaqet me barkun e rrumbullakosur në pritje të fëmijës së saj të parë, që mesa duket do të jetë djalë. Fotografja Fjoralba Maliqi ka postuar në Instagram fotot nga festa në natyrë e këngëtares. Ajo duket shumë e lumtur dhe e veshur në ngjyrat blu, që është ngjyra që simbolizon gjininë e bebit, që do të jetë djalë. Bie në sy luksi i një feste të vërtetë pasanikësh, ndërkohë që ende nuk dimë se kush ishin miqtë VIP të artistes dhe bashkëshortit në këtë festë të bukur familjare. Blerina e dha lajmin e shtatzënësë gjatë finales së festivalit “Kënga Magjike”, në fund të vitit të kaluar, ku dhe rrëmbeu një çmim. /Story.al/