Blerim Destani rrëfehet: Kam më shumë shtëpi e makina, sesa femra

Aktori i njohur dhe seksi Blerim Destani i ftuar në programin “Xing me Ermalin” sot në mbrëmje, ka dhënë një intervistë me nota humori në ekranin shqiptar. I pyetur nga Mamaqi, nëse ka në jetën e tij më shumë femra krahasuar me makinat dhe shtëpitë që ka në pronësi, ai u shpreh se ka më shumë shtëpi. Ai përmendi miqtë e tij të ngushtë mes të cilëve Ermal Mamaqin, Noizyn, Lorik Canën, etj, shtëpitë e të cilëve i konsideron dhe të vetat. Duke tymosur purot e tij të preferuara aktori mjaft i pëlqyer nga vajzat, la të nënkuptohej se është single, dhe se nuk ka asnjë femër në jetën e tij për të cilën e ndjen të flasë publikisht.