Blerim Destani rikthehet në Shqipëri dhe një dasmë të madhe e do, por…
Blerim Destani është rikthyer pas 4 vitesh në Shqipëri për të xhiruar në vendin tonë filmin e ri me titull “Në det është parajsa”. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, aktori foli rreth disa detajeve për këtë projekt, por u ndal edhe tek jeta private. Ai u shpreh se ‘një dasmë e madhe tradicionale do ishte mirë, por nuk i dihet’.
“Ka katër vite që nuk kam qenë në Shqipëri, sidomos në Tiranë. Përparon çdo vit e më shumë. Komplimenta për të gjithë ata që e ndërtojnë Shqipërinë. Jam një adhurues i Shqipërisë, sidomos i Kosovës. Unë e kam prejardhjen nga Maqedonia dhe një herë në vit mundohem t’i vizitoj këto vende por kam xhiruar jashtë dhe s’më ka rënë rruga të vij këtu por do jem tetë javë në Shqipëri e do të kem kohë ta vizitoj. Nuk mendoj se në ditë mund të jetoj në Shqipëri, por nuk i dihet, më shumë jam duke punuar në Amerikë dhe Gjermani. Ja ky projekt më solli, shpresoj që në të ardhmen të vij me një projekt tjetër, Shqipëria më pëlqen shumë. Ato që më njohin, unë jetën private e mbaj private, puna është punë, natyrisht që një dasmë e madhe është mirë të jetë por nuk i dihet. Një dasmë si i bëjmë ne shqiptarët akoma nuk e di”, tha aktori.