Blerim Destani pjesë e Hollywood-it, luan në të njëjtin film me John Travoltën dhe Morgan Freeman

Blerim Destani po realizon xhirimet e filmit “The Poison Rose”, në krah të aktorëve legjendarë, John Travolta dhe Morgan Freeman. Ky film ka filluar xhirimet që nga maji i këtij viti në Savannah të Georgia nën regjinë e George Gallo dhe skenar të bazuar në novelën e Richard Salvatore. Blerimi në këtë film luan karakterin e Lorenzo Rodriquez, një djaloshi meksikan me një stil karakteristik. Filmi është në stilin e dramave detektive të tipit “Chinatown,” “L.A. Confidential,” apo “The Long Goodbye”, dhe flet për një ish yll futbolli, të cilit i bëhet fiksim një vajzë e cila është në telashe. Ashtu si në filmat klasikë, ai përfundon në një rrjet kompleks krimesh. Kur ai zbulon se vajza në fakt është e bija e tij e humbur prej shumë kohësh, niset që ta shpëtojë atë dhe rrugës në shpëtimin e saj zbulon shumë sekrete të pista të qytetit./Story.al/