Blerim Destani mashkulli më seksi i kinemasë, njihuni me prindërit që e lindën

received_10215629609839371-1
Blerim Destani është djali nga Maqedonia, i cili arriti të bëjë famë në Gjermani e më gjerë si aktori më seksi i momentit në botën e kinemasë. Tashmë ai ka një karrierë të pasur në kinematografinë gjermane, dhe shumë fansa që janë kryesisht femra, të cilat çmenden për të. Ai shpesh komentohet në media për pamjen e tij seksi, duke u cilësuar një prej meshkujve më tërheqës të botës së showbiz-it. Por jeni kureshtarë të shihni, kush janë prindërit që e sollën në jetën djalin e ëndrrave për shumë vajza? Edhe këtë Vit të Ri, aktori ka postuar foton familjare ku shihet duke pozuar mes dy prindërve të tij, me të cilët Blerimi krenohet, duke i konsideruar pasurinë më të madhe të jetës.