Blerim Destani feston ditëlindjen, zbuloni moshën e aktorit më seksi

Blerim Destani, aktori shqiptar me një karrierë në Gjermani dhe në botë ka festuar dje ditëlindjen e tij. Një nga surprizat më të veçanta ishte ajo që mori nga kolegët në shesh xhirim, ku po punon intensivisht për filmin e ri. “Skuadra më e mirë”, ishte statusi që aktori kishte shkruar në foton e publikuar ku pozon me një ëmbëlsirë në dorë, surprizë e kolegëve. Por jeni kureshtarë të dini sa vjeç bëri Blerim Destani? Ai festoi 37-vjetorin duke qenë se ka lindur në 12 prill të vitit 1981. Aktori më seksi i shqiptarëve ka lindur në Gjermani, por fëmijërinë e kaloi në Tetovë të Maqedonisë. Ai njihet për rolet e tij në filmat “Koha e kometës”, “Dosja K”, etj.