Blerim Destani baba me binjakë?! Mjaftoi kjo fjali dhe e vërteta u…

Një fotot e Arbana Osmanit me aktorin Blerim Destani nuk ka pse të bëjë bujë apo jo? Jo, por përshkrimi i moderatores në postim ka bërë që në çdo media të lakohet emri i Blerimit. “Duke folur për filma dhe fëmijë”, ka shkruar Arbana në foton me aktorin dhe kaq ka mjaftuar që të gjithë të dyshojnë nëse ai është bërë baba në fshehtësi.

Dhe me sa duket kishin të drejtë, të paktën sipas asaj që raporton “Kryefjala.com”, Blerim Destani jo vetëm që është bërë baba, por partnerja e tij (të cilën ai se ka bërë kurrë publike) ka sjellë në jetë binjakë.

Blerim Destani e ka mbajtur gjithnjë larg medias jetën e tij private.

Duke qenë se ai jeton prej vitesh larg trojeve shqiptare edhe për median ka qenë e vështirë të di rreth jetës së tij familjare. Kjo edhe për faktin që Blerimit i ka pëlqyer gjithnjë të jetë ai beqari i përjetshëm dhe seksi.