Bleona, sërish me fustan transparent në Oscars (Foto)

Bleona Qerreti tërhoqi dhe një herë vëmendje me veshjen e saj në Elton John Oscar Party, organizuar në kuadër të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar mbrëmjen e djeshme. Ajo u shfaq me një fustan thuajse totalisht të tejdukshëm, punuar me gurë të shndrritshëm.

Bleona-12

Nuk është hera e parë që Bleona i drejtohet kësaj zgjedhje, pasi një version pak a shumë të ngjashëm të kësaj veshje e kemi parë disa herë tashmë. Nga eventet e rëndësishme që mbledhin dhjetëra yje të Hollywood-it, e deri tek klipi i saj i fundit, Bleona preferon të provokojë imagjinatën me paraqitjen e saj. Duke zbuluar pjesën më të madhe të dekoltesë, duket se tashmë ky është kthyer në ‘outfit’-in e preferuar të këngëtares.

Bleona-13

Bleona-14

Ndonëse shpesh e kanë kritikuar lidhur me ekspozimin e tepërt të trupit, në organizimet e rëndësishme Bleona thuajse gjithmonë e ka sjellë këtë version veshjesh.

Bleona-15

Bleona-16

Bleona-17

Bleona-18