Bleona rrëzohet gjatë setit fotografik, por e merr situatën menjëherë në dorë: Plagosje në krye të detyrës

Këngëtarja e njohur shqiptare, por me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti ka ndarë së fundmi disa video nga seti fotografik i fundit që ka realizuar.

Teksa ka pozuar e veshur mjaft ekstravagante dhe moderne, Bleona ka rënë në një moment pasi i ka rrëshkitur këmba, megjithatë ka arritur ta ketë situatën në kontroll.

“Plagosje në krye të detyrës”, ka shkruar këngëtarja krah videove të ndryshme, ku nuk kanë munguar komentet dhe pëlqimet e ndjekësve të saj në ‘Instagram’. Ajo çfarë bie në sy është mënyra se si Bleona ka arritur ta kontrollojë situatën, duke u kujdesur për të mos u dëmtuar më shumë.

Me siguri këngëtarja do ta mbajë mend gjatë këtë set fotografik për shkak se ka një kujtim ‘funny’ teksa e ka realizuar në rrugët e ‘Hollywood’ me bashkëpunëtorët e saj, Eugenio Qose dhe Lili Ismaili.

revistawho.com