Bleona Qereti pozon e zhveshur: “Ky është trupi im, por fle vetëm”
Bleona Qerreti asnjëherë nuk është stepur të pozojë e zhveshur, edhe pse shpesh herë u kritikuar.Këngëtarja shqiptare që disa vite jeton në Amerikë për të zhvilluar karrierën e saj, të njëjtën gjë e bëri edhe së fundmi. Ajo postoi një foto në Instagram ku shihet e zhveshur teksa ishte ulur në një anije, veç se gjoksin e mbuloi me emoji në formë të zemrës. Me të postuar imazhin, Bleona pati një mesazh për paparacët por edhe për ata që do bënin pyetje si: ‘Kush të ka forografuar’. “Mesazh për paparacët: Unë kam punuar shumë gjatë jetës time për të qenë e lirë dhe e pavarur nga dikush apo ndonjë gjë. Paguaj një çmim të lartë për të, unë jetoj vetëm, ha vetëm, fle vetëm. Pra nëse mendoni se mund të hiqni të drejtën time për të pasur guxim dhe liri, për të marrë një ngjyrë të mirë në plazh, jeni gabim., sipas Prive. Ky është trupi im i vërtetë. Ndaloni shitjet dhe t’i bëni me photoshop’, shkroi ajo. Artistja vazhdoi më tej duke thënë: ‘PS: Ju lutem kurseni pyetjet e tipit “kush ta bëri photon” se nuk jam me gomone…. ka nje staff që kujdeset për mua në barkë dhe me gjithë dëshirën e madhe, akoma nuk kam license for boats”. Bleona pak javë më parë solli projektin e ri “I Don’t Need Your Love”, një klip super seksi.