Bleona Qereti, pjesë e BBV Albania?!
Pas shumë aludimesh, këngëtarja e njohur Bleona Qereti do të jetë pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”. Ajo tashmë thuhet se ka nënshkruar kontratën dhe do të hyjë në shtëpinë më të famshme, duke sjellë një energji të re.
Në fillim, Bleona nuk ishte përfshirë në listën e banorëve, por ka vendosur të bëhet pjesë e kësaj eksperience dhe të përballojë sfidat e shumta me të cilat përballen ata.
Ajo ka qenë gjithmonë një personazh që ka tërhequr vëmendje për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe sjelljen impulsive, që do të krijojnë ndoshta situata interesante në shtëpi. Të gjithë e duan Bleonën, dhe jemi të bindur se ajo do të gozhdojë teleshikuesit para ekranit.
Kujtojmë që edhe vitin e kaluar u aludua për pjesëmarrjen e saj në kë ‘reality show’, por vetë këngëtarja i hodhi poshtë këto lajme. Mbetet për t’u parë këtë vit..
Bordo